Beatrixa ishte betuar se do të dilte pas Dagzit, por çfarë bëri mbrëmë ajo? - Gazeta Express
string(73) "beatrixa-ishte-betuar-se-do-te-dilte-pas-dagzit-por-cfare-beri-mbreme-ajo"

Rozë

Gazeta Express

19/01/2022 12:47

Beatrixa ishte betuar se do të dilte pas Dagzit, por çfarë bëri mbrëmë ajo?

Rozë

Gazeta Express

19/01/2022 12:47

Mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ,“Big Brother VIP”, janë larguar dy banorë. E para që u largua ishte këngëtarja Xheisara, e cila ishte në nominim gjatë kësaj jave, ndërsa banori i dytë që la shtëpinë ishte Arbër Gumnishta, i njohur si DJ Dagz, shkruan Express Rozë

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, të martën sa ishin në nominim Einxhel Shkira, Ilir Shaqiri dhe DJ Dagz, për këtë të fundit këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ishte betuar se do të dilte menjëherë pas tij në rast se Arbëri do të eliminohej. Por, atë natë nga shtëpia u largua Einxhel e cila kishte biletën e kthimit.

Lexo Edhe:

“Pasha kryt e mamit, pasha qit nate mos e gzofsha jeten, dal me ty javen tjeter”, u shpreh më 7 janar, Beatrixa.

Ndërsa, mbrëmë pas eliminimit të parë, filloi zinxhiri i shpëtimeve në shtëpi, e që këtë të drejtë e kishte Beatrix pas misionit që e kishte kryer me sukses.

Ajo e shpëtoi Egzonën, ndërsa Donaldi e shpëtoi Tanin, e kështu me radhë duke mbetur në fund Einxhel me Dagzin, e që publiku vendosi ta largonte këtë të fundit, shkruan Express Rozë.

Pra, Beatrixa nuk e shpëtoi Dagzin e as që e bëri veprimin që thoshte javën e kaluar, por vetëm i kërkoi falje.

“Më fal pash zoten”, iu drejtua Beatrixa – Arbrit duke qarë.

Kujtojmë, se Arbri kishte hyrë në shtëpinë e famshme si një banor i vetëm me mikun e tij të ngushtë, Pajtim Krasniqin të njohur si DJ PM, e që më pas u ndanë pasi publiku vendosi ta rikthente Dagzin në shtëpi, teksa ai herë pas herë kërkonte të dilte./Express