Beatrix shpërthen në lot gjatë protestës në Tiranë
Yjet
Gazeta Express
31/08/2022 20:13
Pas rastit të dhunës në Prishtinë, ku një
vajzë 11 vjeçare u dhunua nga 5 meshkuj në Prishtinë, protestë solidarizuese
është mbajtur edhe në Tiranë.
Derisa në Prishtinë, në këtë protestë morën pjesë një numër i madh i grave dhe njëjtë ka ndodhur edhe në orët e mbrëmjes në Tiranë.
Ashtu si në Prishtinë, edhe në kryeqytetin shqiptarë janë parë shumë fytyra publike, në mesin e tyre edhe këngëtarja dhe ylli i Big Brother Albania 1, Beatrix Ramosaj.
Këngëtarja është parë në lot, derisa është mbajtur një fjalim nga organizatorët e protestës e ku Beatrix është parë duke qarë në disa foto dhe video që i ka postuar portali prive.al. /GazetaExpress/