BE reagon për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri Olsian Çela - Gazeta Express
string(58) "be-reagon-per-zgjedhjen-e-kryeprokurorit-te-ri-olsian-cela"

BE reagon për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri Olsian Çela

Gazeta Express

05/12/2019 17:01

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur me 101 vota pro, Kryeprokurorin e ri të Shqipërisë, Olsian Çela. Pas zgjedhjes së tij në këtë post ka reaguar Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi përmes një postimi në Twitter:

“Mirëpresim zgjedhjen e Olsian Celës si Kryeprokuror nga parlamenti dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore në rrugën e saj të integrimit,”-u shpreh ai. KLP ka vendosur të parin në listë Olsian Çelën, i pasuar nga Arta Marku dhe e treta Fatjona Memçaj.

Lexo Edhe: