BE-ja premton fond prej 100 miliardë eurosh për kompanitë evropiane që rivalizojnë gjigantët botërorë


Gazeta Express
23 Gusht 2019 8:52

Brukseli ka marrë hapa konkretë për mbrojtjen e bizneseve të veta kundër sojit të Apple dhe Alibaba.

Zyrtarët e BE-së duan të krijojnë një fond prej 100 miliardë eurove që t’u mundësojë “kampionëve evropiane” konkurrimin me rivalët kinezë dhe amerikanë siç janë Google, Apple dhe Alibaba.

Propozimi është vetëm një ndër planet radikale që Komisioni Europian dëshiron të fusë në agjendën e presidentes së re, Ursula von der Leyen, mandati i së cilës fillon më 1 nëntor.

An Apple logo is displayed at store in Shanghai on May 10, 2019. (Photo by HECTOR RETAMAL / AFP) (Photo credit should read HECTOR RETAMAL/AFP/Getty Images)

Zyrtarët kanë identifikuar kompanitë sikur Google, Apple, Facebook, Amazona, Microsoft, Baidu, Alibaba dhe Tencent si kompani të cilat Evropa duhet t’i rivalizojë.

“Europa nuk ka kompani të tilla”, thuhet në dokument.

Fondi do të përdorë para nga buxheti i BE-së. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart