BE pranon simbolet e Palestinës, por jo edhe të Kosovës


Gazeta Express
15 Prill 2019 14:56

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka takime të shpeshta me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

Takimet e Tusk dhe presidentit palestinez zhvillohen në prani të flamurit të BE’së dhe atij të Palestinës.

Edhe përkundër se Palestina ka shpallur pavarësi të njëanshme nga Izraeli dhe është njohur nga  një numër jo shumë i madh i shteteve, BE respekton simbolet shtetërore të saj.

Ndërkaq takimet e përfaqësuesve kosovarë me zyrtarë të BE’së në Bruksel nuk zhvillohen nën të njëjtat kushte.

Kosova është njohur nga 116 shtete, ndërsa edhe më tutje takimet në Bruksel mbahen pa flamuj të shtetit.

Në vitin 2018 Palestina është njohur prej 137 nga 193 shtete të Kombeve të Bashkuara dhe nga dy shtete joanëtare të saj. Ndërkaq Palestinën shtet nuk e njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje presidenti Donald Trump ka bartur ambasadën amerikane nga kryeqytetit Izraelit, Tel Aviv, në Jerusalem. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart