BE-ja nuk e komenton refuzimin e presidentit për të negociuar me Lajçakun - Gazeta Express
string(68) "be-nuk-komenton-refuzimin-e-presidentit-per-te-negociuar-me-lajcakun"

Gazeta Express

27/05/2020 11:43

BE-ja nuk e komenton refuzimin e presidentit për të negociuar me Lajçakun

Gazeta Express

27/05/2020 11:43

Nga Bashkimi Evropian nuk e kanë komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se nuk do të marrë pjesë në dialogun Prishtinë – Beograd, ku ndërmjetëson emisari i BE-së, Mirosllav Lajcak.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi vazhdon të ketë mospajtime me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Dje ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në një dialog ku ai është i përfshirë.

Lexo Edhe:

Në Bashkimin Evropian nuk kanë dashur t’i komentojnë deklaratat e presidentit Thaçi se nuk ka vullnet të dialogojë në negociata që udhëhiqen nga Mirosllav Lajçak.

“Ne nuk kemi asnjë koment për vërejtjet e z. Thaçi”, kanë deklaruar nga BE-ja të pyetur nga Klan Kosova.

Zëdhënësi për çështje të Jashtme, Politikë e Siguri në BE, Peter Stano, ka thënë gjithashtu se emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, është vazhdimisht në kontakt me partnerët përkatës për të dëgjuar perspektivat në mënyrë që të nisin negociatat.

Ai shton se, megjithatë, koha dhe ritmi i dialogut mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit, nuk varet vetëm nga Bashkimi Evropian.

“Koha, agjenda dhe ritmi i dialogut nuk varet vetëm nga BE, por formohet së bashku me të dy palët dhe aftësinë e tyre për t’u pajtuar”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress/