BE në bllok kundër Turqisë, presidenti i KE telefonon Erdoganin: Jemi me Greqinë dhe Qipron - Gazeta Express
string(89) "be-ne-bllok-kunder-turqise-presidenti-i-ke-telefonon-erdoganin-jemi-me-greqine-dhe-qipron"

BE në bllok kundër Turqisë, presidenti i KE telefonon Erdoganin: Jemi me Greqinë dhe Qipron

Gazeta Express

13/08/2020 21:18

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj Greqisë dhe Qipros, në situatën e tensionuar që është krijuar me Turqinë.

Burime nga BE, për mediat greke bëjnë me dije se gjatë bisedës së Michel me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ai i ka thënë se: “BE qëndron plotësisht në anën e Greqisë dhe Qipros.”

Lexo Edhe:

Në të njëjtën kohë, të njëjtat burime raportojnë se Charles Michel dënoi marrëveshjen midis Libisë dhe Turqisë dhe bëri thirrje për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe shmangien e provokimeve.

Përveç kësaj, sipas burimeve evropiane, Michel tregoi se “BE po monitoron nga afër situatën dhe është në kontakt me të gjitha palët e përfshira”.

Tënjëjtat burime theksuan se Presidenti i Këshillit Evropian vuri në dukje se “çështjet zgjidhen përmes dialogut” .