BE-ja heton organizimin e zgjedhjeve evropiane në Britani të Madhe


Gazeta Express
25 Maj 2019 15:23

Komisioni Evropian do ta lëshojë një raport për punën e shteteve anëtare të BE-së në organizimin e zgjedhjeve evropiane pas ankesave të qytetarëve britanikë se nuk janë lejuar të votojnë për shkak të gabimeve administrative.

Një zëdhënës i këtij komisioni tha para gazetarëve në Bruksel se ky institucion do ta analizojë me sukses organizimin e zgjedhjeve dhe të marrë mësime nga ky proces, duke shtuar se shtetet anëtare janë të obliguara me ligjet e BE-së që të siguron që qytetarët e tyre të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Qytetarët britanikë që jetojnë jashtë Britanisë dhe qytetarët e vendeve tjera të BE-së që jetojnë në Britani janë ankuar se nuk kanë mundur të votojnë në qendrat e votimit.

Të dyja këto grupe kanë pasur të drejtë vote, por në vend janë dhënë shumë raportime se disa prej tyre nuk kanë mundur ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Vëzhguesit e zgjedhjeve e fajësuan qeverinë britanike për përdorim të një sistemi burokratik dhe të vjetruar të votimit dhe mungesë të burimeve për autoritetet lokale.

Një draft i këtij raporti pritet të publikohet para liderëve të BE-së në një samit në fund të qershorit, ndërsa raporti përfundimtar do të publikohet në vjeshtë, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart