BE-ja do të dorëzojë komente në Speciale rreth amandamenteve të Thaçit - Gazeta Express
string(70) "be-ja-do-te-dorezoje-komente-ne-speciale-rreth-amandamenteve-te-thacit"

Gazeta Express

24/10/2020 10:53

BE-ja do të dorëzojë komente në Speciale rreth amandamenteve të Thaçit

Gazeta Express

24/10/2020 10:53

Shefi i Politikës së Jashtme të BE’së, Josep Borell, dhe shefi i ri i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigermark, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese që është në kuadër të Gjykatës Speciale që të shtyjë publikimin e qëndrimit rreth amandamenteve të propozuara nga presidenti, Hashim Thaçi, rreth mandatit të Speciales.

Një kërkesë e tillë është pranuar dhe në vend të datës 19 tetor, tashmë qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese të Speciales për amandamentet e presidentit Thaçi do të jepet më 2 nëntor.

Lexo Edhe:

Një vendim të tillë e ka nënshkruar gjyqtari Vidar Stensland, raporton Kosevv, transmeton Gazeta Express.

Propozimi i dy amendamenteve nga presidenti Thaçi s’është pritur fare mirë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilët e kanë konsideruar edhe një herë si “përpjekje për ta zhbërë Gjykatën Speciale”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zyrtarisht më 25 gusht i ishte drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare.

Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni skadon ne gusht të këtij viti.

Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që konfirmohet edhe në vet këtë gjykatë. /Express/