Komisioni Evropian e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të ndërhyjë në proceset demokratike të Evropës vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.
Përmes një deklarate të publikuar të premten, Komisioni Evropian tha: “Shtetet anëtare të BE-së kanë vërejtur aktivitete keqdashëse kibernetike, të identifikuara në grumbull si Ghostwriter dhe i kanë lidhur këto aktivitete me shtetin rus.”
“Aktivitete të këtilla janë të papranueshme, sepse ato synojnë që t’i kërcënojnë integritetin, sigurinë, vlerat demokratike dhe parimet tona dhe thelbin e funksionimit të demokracive tona”, shtohet në deklaratë.
Sipas BE-së, cak i këtyre sulmeve ishin disa anëtarë të kuvendeve, zyrtarë qeveritarë dhe pjesëtarë të medieve e shoqërisë civile në BE duke siguruar qasje në sisteme kompjuterike e llogari personale dhe duke vjedhur të dhëna, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Një zyrtar i BE-së i tha televizionit amerikan, CNN, se në mesin e të shënjestruarve në aktivitetet keqdashëse kibernetike të Rusisë ka edhe politikanë e zyrtarë gjermanë.
“Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare i dënojnë fuqishëm këto aktivitete kibernetike keqdashëse, të cilat duhet të përfundojnë menjëherë nga të gjithë ata që janë të përfshirë. I bëjmë thirrje Federatës Ruse që t’iu përmbahet normave të sjelljes së shteteve të përgjegjshme në fushën kibernetike”, thuhet në deklaratë.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...