Bazaj flet pasi e humbi garën: Kurrë nuk do të jem pjesë e PDK’së


Gazeta Express
18 Maj 2019 19:29

Sejdi Hoxha është ngjitur në krye të PDK’së në bastionin e partisë. Ai ka marrë 130 vota, ndërsa Naim Bazaj 76.  Ky i fundit pasi e ka humbur garën ka vendosur edhe të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës. Thotë se “njerëzit e qendrës janë përzier në këto zgjedhe” .

“ Kurrë më nuk do të jem pjesë e PDK’së”, ka thënë Bazaj.

Ai ka akuzuar edhe udhëheqësin e partisë, duke thënë se ata janë përzier në zgjedhjet e Drenasit.

“ Njerëzit kryesor të partisë i kanë futur duart në këto zgjedhje. Të gjithë ata, 80 antarët që më kanë votuar do të largohemi nga partia”, ka thënë Bazaj në KTV.

” Demokraci në Drenas nuk ka, sikur të kish demokraci nuk ishin përzi ata lahperat e nivelit qëndror. Ata janë tipa që tan ditën rrinë me ty e tan natën ta pinë gjakun, e kështu nga ky moment nuk do të jem pjesë e PDK’së, jo vetëm unë, por të gjithë delegatët e mi”.

Ditë më parë, Naim Bazaj kishte thënë për T7 se në këtë garë e ka përkrahjen e Kadri Veselit. I ka quajtur parashutistë kundërkandidatët e tij.

“Ata që kanë ardhe janë parashuta dhe parashutat gjithmonë na kanë dështu edhe e kanë qit poshtë”.

Hyseni Gashi, ish-zyrtar i PDK’së, tash i Iniciativës Qytetare, e kishte lidhur garën në Drenas ndërmjet Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ai ka thënë se Sejdi Hoxha përkrahet nga Veseli e Naim Bazaj nga Presidenti Thaçi.

 Zgjedhjet në PDK kanë përfunduar në shumicën e degëve. Disa prej kryetarëve që janë zgjedhur kanë pasur dhe kanë probleme me ligjin siç është Qemajl Mustafa i Gjilanit, Sokol Bashota i Klinës

Te fundit


Kthehu lart