Bayerni kundër racizmit, me bluza dhe shirita speciale - Gazeta Express
string(52) "bayerni-kunder-racizmit-me-bluza-dhe-shirita-special"

Bayerni kundër racizmit, me bluza dhe shirita speciale

Gazeta Express

06/06/2020 19:13

Lojtarët e Bayern Munichut mbajtën shirita në krahë me thënien “Black Lives Matter” (shqip: “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi) para ndeshjes të së shtunës, për t’u solidarizuar me protestat që kanë shpërthyr në SHBA që nga java e kaluar pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.

Para ndeshjes kundër Bayer Leverkusenit në BayArena në kuadër të Bundesligës, lojtarët e Bayernit dolën në fushë për t’i bërë nxehjet para ndeshjes dhe dolën të veshur me bluza me sloganin “Black Lives Matter” dhe me sloganin “Të Kuqtë kundër Racizmit”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Si president i Bayernit, unë jam shumë i kënaqur që ne sërish po e ngremë zërin dhe po kërkojmë njëbotë ku racizmi, diskriminimi, urrejtja, padrejtësia dhe dhuna nuk kanë vend”, ka thënë presidenti i gjigantit gjerman, Herbert Hainer.

“Vdekja e George Floyd dhe pamjet nga SHBA-ja na kanë tronditur të gjithëve. Ne e ngremë zërin për një unitet që shkon përtej sportit”.

Afro-amerikani George Floyd vdiq javën e kaluar në Minneapolis të SHBA-së pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta.

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën e javës së kaluar, u arrestua tre ditë më vonë. Ndaj tij u ngrit fillimisht akuzë për vrasje të rangut të tretë, e cila më vonë u ndryshua në akuzë për vrasje të rangut të dytë.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë javë, edhe pasi u arrestuan edhe tre policët e tjerë të përfshirë në këtë incident, me akuzën dhe kanë ndihmuar dhe e kanë lejuar një vrasje të rangut të dytë. /Gazeta Express/