Bayerni fiton lehtësisht ndaj Kolnit, Lewandowski shkëlqen me hat-trik - Gazeta Express
string(69) "bayerni-fiton-lehtesisht-ndaj-kolnit-lewandowski-shkelqen-me-hat-trik"

Futboll

Gazeta Express

15/01/2022 17:25

Bayerni fiton lehtësisht ndaj Kolnit, Lewandowski shkëlqen me hat-trik

Futboll

Gazeta Express

15/01/2022 17:25

Bayern Munich ka arritur fitore të lehtë në udhëtim ndaj Kolnit duke fituar me rezultat 0:4, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Bundesliga.

Ishte ndeshja e Robert Lewandowskit i cili shkëlqeu me hat-trik, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fillimisht, polaku realizoi në minutën e nëntë të ndeshjes, pas asistit nga Muller, kurse 14 minuta më vonë epërsia u dyfishua nga Tolisso, ndërsa asistues ishte sërish Muller.

Lewandowski realizoi edhe dy herë, në minutat 62 dhe 74 për epilogun 0:4.

Me këtë fitore, Bayerni ngjitet në kuotën e 46 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Dortmund.

Në anën tjetër, Koln mbetet i shtati me 28 pikë të tubuara. /Gazeta Express/