Bayerni e prezanton trajnerin Tuchel: Me këtë ekip mund t’i fitojmë gjithçka - Gazeta Express
string(74) "bayerni-e-prezanton-trajnerin-tuchel-me-kete-ekip-mund-ti-fitojme-gjithcka"

Bayerni e prezanton trajnerin Tuchel: Me këtë ekip mund t’i fitojmë gjithçka

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 14:33

Bayern Munichu e ka prezantuar sot trajnerin e ri, Thomas Tuchel.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit dhe i Chelseat mezi pret ta nisë aventurën e re, ndërsa e ka ngritur në qiell ekipin e tij të ri.

Lexo Edhe:

Tuchel deklaroi se me këtë skuadër mund të bëjë gjëra të mëdha dhe të fitojë trofe të rëndësishëm, shkruan “Gazeta Express”.

“Është një nder të jem kërkuar nga Bayern Munichu. Falënderimet e mia të sinqerta shkojnë për besimin që e kishin në mua, Oliver Kahn, Hasan Salihamidzic, Herbert Hainer dhe Uli Hoenes. Kur punon jashtë Gjermanisë për një kohë, bëhesh më i vetëdijshëm për rëndësinë që e ka Bayerni”, deklaroi fillimisht Tuchel.

“ADN i këtij klubi është i lidhur me fitoren. Skuadra që do ta kem në dispozicion është njëra prej më të talentuarave dhe më të fortave në Evropë. Mund të luftosh për çfarëdo titulli me këtë skuadër. E kam zgjedhur Bayernin edhe për një arsye personale, për të punuar më afër familjes sime. Për këtë dhe për shumë arsye të tjera, e kam pranuar shpejt këtë post të propozuar”, vazhdoi Tuchel.

Ai synon ta fitojë titullin e kampionit në Gjermani dhe Ligën e Kampionëve qysh në sezonin e parë me gjigantin bavarez. /Gazeta Express/