Bayern Munchen ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Bundesligë duke mposhtur Wolsfburg në Allianz Arena. Musiala (33’) dhe Muller (44’) shënuan dy golat për Bayernin. Kjo fitore i bën kryesues të Bundesligës bavarezët edhe pas javës së dytë në Bundesligë.
Bayerni ka vazhduar me fitore në Bundesligë ku ka mposhtur skuadrën e Wolfsburg në Allianz Arena.
Pavard (14’) pati rastin e parë për Bayernin për të shënuar gol kurse Sadio Mane (20’) shënoi një gol por që pas shikimit në VAR u pa që senegalezi ishte në pozitë jashtëloje.
Jamal Musiala do të vazhdonte formën e tij të mirë duke shënuar golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 33-të. Musiala u asistua nga Thomas Muller.
Pavard (38’) bëri një goditje të fortë por aty ishte portieri Koen Casteels që bëri një pritje fantastike duke ia mohuar golin francezit.
Musiala ishte prapë afër për të shënuar gol, por ai humbi një shanse të artë.
Minuta e 44-të ishte e rezervuar për një gol të Thomas Muller që shënoi pas goditjes së Joshua Kimmich ku portierë e devijoi goditjen por aty ishte për të shënuar Muller.
Muller do të shënonte edhe një gol në minutën e 58-të por që edhe ai u anulua për shkak të pozitës jashtëloje.
Mane (70’) që goditi topin por kjo goditje e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës së Wolfburg.
Mane do të shënonte edhe një gol por që prapë do të anulohej për shkak se senegalezi ishte në pozitë jashtëloje.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati më raste për t’u shënuar dhe Bayern e fiton edhe ndeshjen e dytë për t’u rikthyer në vendin e parë në xhiron e dytë të Bundesligës.
Javën e ardhshme Bayern do të luaj si mysafirë i skuadrës Bochum. /GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...