Bayerni dhe Dortmundi luftojnë për titull, “Der Klassiker” kthehet sot me rëndësi të shtuar - Gazeta Express
string(88) "bayerni-dhe-dortmundi-luftojne-per-titull-der-klassiker-kthehet-sot-me-rendesi-te-shtuar"

Gazeta Express

26/05/2020 8:34

Bayerni dhe Dortmundi luftojnë për titull, “Der Klassiker” kthehet sot me rëndësi të shtuar

Gazeta Express

26/05/2020 8:34

Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu i kanë disa nga lojtarët më të talentuar dhe më të mirë në pozitat e tyre – nga sulmuesit Robert Leëandoëski dhe Erling Haaland e deri te mbrojtësit anësorë Achraf Hakimi dhe Alphonso Davies. Sot, dy skuadrat do të tentojnë ta dëshmojnë se janë më e mira në fushën e lojës.

Derbi i madh gjerman “Der Klassiker” do të zhvillohet të martën në orën 18:30 në Signal Iduna Park. Borussia Dortmundi, që radhitet e dyta në tabelën e Bundesligës, e pret liderin e ligës, Bayern Munichun, në një derbi me rëndësi edhe më të veçantë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Që të dyja skuadrat i kanë fituar dy ndeshjet e tyre të para këtë muaj, që kur ka rinisur kampionati në Gjermani, përderisa Bayerni e nis ndeshjen me katër pikë diferencë në krye të tabelës.

Fitorja në derbin e sotshëm do të bënte që Bayerni të krijojë epërsi prej shtatë pikësh me vetëm edhe gjashtë ndeshje deri në fund – që do të thotë se skuadra e Hansi Flick do ta kishte njërën dorë në trofe – ndërsa fitorja e Dortmundi do ta bënte garën për titull edhe më të zjarrtë.

Formacioni i mundshëm i Dortmundit:

Ecuria prej gjashtë fitoreve radhazi i jep vetëbesim më të madh skuadrës së Dortmundit që të hakmerret për humbjen me rezultat 4:0 kundër Bayernit në pjesën e parë të këtij sezoni.

Sulmi i Dortmundit ka qenë vrastar, përderisa mbrojtja e tyre ka arritur ta kontrollojë deri më tani Schalken dhe Wolfsburgun.

Dortmundi tani do të testohet kundër një skuadre të Bayernit që sapo ia ka shënuar pesë gola Eintracht Frankfurtit, mirëpo skuadra e Lucien Favre e ka pranuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës.

Formacioni i mundshëm i Bayernit:

Thiago Alcantara do të jetë një humbje e madhe për Bayernin për këtë ndeshje, ndërsa trajneri Hansi Flick pritet që të niset për këtë ndeshje me të njëjtin formacion si në ndeshjen kundër Frankfurtit.

Ai vendosi t’ia besojë pozitën në qendër Joshua Kimmichit, ndërsa Thomas Muller dhe Leon Goretzka luajtën përkrah tij, në një formacion më të orientuar drejt sulmit sesa që është parë nga Bayerni më parë.

Pasi që Dortmundi zakonisht luan me nga tre qendërmbrojtës, Bayerni mund të vendosë të luajë edhe me një formacion më ndryshe, më të orientuar drejt mbrojtjes, pasi që edhe një barazim do t’i konvenonte skuadrës së Flick. /Gazeta Express/