

16 Korrik 2019 14:33
Leon Dajaku është përforcimi më i ri i Bayern Munichut. Gjiganti bavarez e ka transferuar futbollistin kosovar, i cili deri tash ishte pjesë e Stuttgartit
Futbollisti kosovar, Leon Dajaku do ta vazhdojë karrierën në Bayern Munich, shkruan Gazeta Express.
Talenti nga Kosova ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kampionin e Gjermanisë.
18 vjeçari deri tash ishte pjesë e Stuttgartit, por oferta që i erdhi nga klubi më i madh gjerman ishte e parefuzueshme për të.
“Jemi mjaft të lumtur që Leoni e ka zgjedhur Bayernin”, ka thënë Jochen Sauer, kreu i FC Bayern Campus.
“Ne jemi të bindur se ai do ta bëjë një përparim të madh në Bayern”, ka shtuar ai.
Dajaku i ka realizuar 17 gola në 31 ndeshje me Stuttgartin U-19 në sezonin e fundit.
Ai ka luajtur po ashtu në dy ndeshje në Bundesliga me ekipin senior, i cili ra nga liga pasi humbi nga Union Berlini në “Play-Off”. /Gazeta Express/