Leon Dajaku është zyrtarizuar si lojtar i Union Berlinit për pjesën e mbetur të sezonit
Union Berlin ka zyrtarizuar huazimin e kosovarit, Leon Dajaku nga Bayern Munchen.
Është thënë për Dajakun se është kërkuar edhe nga disa skuadra të tjera në Europë, por interesim më të madh për të ka pasur skuadra e AC Milan.
Megjithatë, Union Berlin tashmë ka marrë kosovarin.
Dajaku do të luajë deri në fund të këtij sezoni për skuadrën nga kryeqyteti gjerman, por Union Berlin e ka mundësinë që edhe ta blejë atë në qershor.
Dajaku kishte shkuar nga akademia e VfB Stuttgartit në skuadrën e rezervave të Bayernit dhe ishte një lojtar kyç që skuadra fitoi divizionin e tretë të Gjermanisë sezonin e kaluar. Sulmuesi ka debutuar edhe për Bayernin e Munichut sezonin e kaluar dhe ai ishte pjesë e trofeve të fituara nga skuadra e parë e Hansi Flick. Në 14 ndeshje në këtë sezon në 3.Liga për Bayern U23, ai ka shënuar tri gola.
“Jam i sigurt se transferi në Berlin është i duhuri për mua. Oferta e Unionit është një mundësi për mua që të marrë më shumë minuta në Bundesligë dhe të luaj futboll të nivelit të lartë. Skuadra ka qenë e jashtëzakonshme këtë sezon dhe jam i lumtur që jam pjesë e tyre”, ka thënë sulmuesi pas nënshkrimit me këtë skuadër.
“Leoni është një lojtar i ri i talentuar i cili ka treguar aftësitë e tij jo vetëm në nivelin e të rinjve por edhe në atë të seniorëve. Leoni është i shpejtë, teknik dhe mund të luajë në pozita të ndryshme të sulmit. Kjo është arsyeja pse ne jemi të sigurt që ai do të zhvillohet edhe më shumë me ne në Bundesliga”, ka thënë Oliver Ruhnert, drejtor sportiv në 1.FC Union Berlin. /GazetaExpress/
Leon Dajaku has signed from @FCBjuniorteam.
— 1. FC Union Berlin (@fcunion_en) January 16, 2021
Welcome to Köpenick ?#fcunion https://t.co/HI9FrFqjgM