Zaev: 1.2 milion turistë në vitin 2019, tregon suksesin e LSDM-së në turizëm - Gazeta Express
string(74) "zaev-1-2-milion-turiste-ne-vitin-2019-tregon-suksesin-e-lsdm-se-ne-turizem"

Gazeta Express

25/02/2020 9:49

Zaev: 1.2 milion turistë në vitin 2019, tregon suksesin e LSDM-së në turizëm

Gazeta Express

25/02/2020 9:49

Me të vërtetë është i mrekullueshëm Ohri në çdo periudhë të vitit veçanërisht kur do të shëtisni me këta njerëz të rinj këtu nëpër Çarshi. përcjell GazetaExpress nga Zhurnal.

Sot jemi këtu për të shëtitur nëpër Çarshi dhe të bisedojmë me udhëheqësit e disa sektorëve me qytetarët për shkak të asaj që zhvillimi dhe rritja e secilës pjesë të vendit tonë është i rëndësishëm. Dega e turizmit është një prej pjesëmarrësve seriozë në bruto prodhimin tonë vendorë dhe prandaj rritjen të cilën e mundësojmë në turizëm është diçka në çka gëzohemi dhe besojmë se do të jetë shkëndijë inicuese për zhvillim edhe më të madh në periudhën e cila është para nesh.

Lexo Edhe:

Vitin 2019 e përfunduam me rreth 1,2 milionë turistë ose 5,8 për qind më shumë nga viti 2018 që me vetë trendin tregon se masat të cilat ndërmerren japin rezultate. natyrisht jo vetëm përmes masave për mbështetjen e turizmit vendor, gjegjësisht qytetarëve të varfër që u mundësua të verojnë gjatë vitit së bashku me familjen e tyre në destinacione të sigurta deri në Ohër, Shkupi tërë këtë e mundëson.

Besojmë se përmes një plani të mirë për zhvillimin e turizmit në tërë vendin veçanërisht në rajonin e Ohrit dhe të Strugës do të mundësojmë ekzistencë shtesë në sezonin turistik i cili është shumë i rëndësishëm për Ohrin. Të gjitha masat të cilat deri më tani i kemi zhvilluar janë tërheqje shtesë e vëmendjes së qytetarëve tanë, fqinjëve, Evropës dhe botës që më shpesh ta vizitojnë Ohrin./GazetaExpress/B.Lika/