Baton Haxhiu: Kurti nuk ka shans ta zgjedhë Osmanin presidente - Gazeta Express
string(61) "baton-haxhiu-kurti-nuk-ka-shans-ta-zgjedhe-osmanin-presidente"

Baton Haxhiu: Kurti nuk ka shans ta zgjedhë Osmanin presidente

Lajme

Gazeta Express

20/01/2021 23:29

Gazetari Baton Haxhiu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk ka shanse ta zgjedhë Osmanin presidente.

Sipas Haxhiut brenda një kohe të shkurtër do të kemi dy palë zgjedhje të reja, shkruan Express.

Lexo Edhe:

“Brenda një kohe të shkurtër do të kemi dy parë zgjedhje të reja. Kjo sepse nuk beso se mund të zgjedhet presidenti në afatin e caktuar. E përfaqësues i tij do të jetë kryetari i Kuvendit”, është shprehur Haxhiu.

“Asnjë shancë nuk ka që Kurti ta zgjedhë Osmanin president”.

Ai gjithashtu tha edhe një prognozë për rezultatin e zgjedhjeve që do të mbahen me 14 shkurt.

“Unë besoj që VV’ja është e para. Nuk mund ta përkthejë në mandate, sepse nuk e dimë nëse Nisma psh. do ta kalojë pragun”, ka thënë Haxhiu.

“37-38% Vetëvendosje. PDK’ja e dyta me 24%. LDK’ja do të jetë 20%+. Për AAK’në nuk mund të flas”, shtoi Haxhiu./Express/