Batatina: Faza përgatitore mund të shndërrohet në fazë të protestave


Gazeta Express
26 Qershor 2019 23:20

Trajneri dhe donator i KF Llapit, ka bërë një status në Facebook për Ligjin për sponsporizim dhe korporata

Ai në këtë postim ka thënë se nëse nesër në ora 10 nuk miratohet ky ligj, ai nuk do të stërvit ekipin e tij por do të del në protesta.

Ky është postimi i tij në Facebook.

Nëse edhe nesër nuk miratohet Ligji për sponsorizim dhe korporata, dua që ta dinë ata deputë se Komiteti Sportiv, gjithë adhuruesit, simpatizuesit e sportit, dontarorët dhe të gjithë grupet e të gjitha qyteteve, tifozeritë së bashku do të bashkohemi drejt Kuvendit dhe do ta ngrisim zërin.

Kuvendi mbahet në ora 10:00. Nuk do të fillojmë me fazën përgaditore por me fazën e protestave.

Të nderuar dhe të respektuar deputetë të popullit, nesër mendoni për rininë tonë, për talentët tanë por edhe për ata njerëz që ndajnë kafshatën e gojës për sportin ku disa prej tyre nuk dua ti përmendi me emra edhe kanë falimentuar me firmat e tyre gjigande vetëm dhe vetëm që një ditë të ndihmohet sporti dhe sportistat.

Ju kisha bërë lutje në emër të gjithë sportistëve që inatet partiake të mbeten me një anë dhe të miratohet ky ligj i cili sado pak ndihmon sportin, çështjet kombëtare dhe nacionale.

 Nuk duhet ti shohim si fitim të askujt sepse ato janë fitime që i meritojnë qytetarët e Kosovës andaj mendoni pozitivisht për të ardhmen. Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara sepse edhe jemi pak edhe të ndarë por nuk kemi interesa kombëtare të ndahemi por të bashkohemi të gjithë për të miren e vendit.

Me respekt

Mr Tahir BATATINA

Te fundit


Kthehu lart