Bastisje në lokalin e muzikës në Llapushnik, gjenden armë - Gazeta Express
string(56) "bastisje-ne-lokalin-e-muzikes-ne-llapushnik-gjenden-arme"

Bastisje në lokalin e muzikës në Llapushnik, gjenden armë

Lajme

Gazeta Express

17/01/2021 9:56

Policia ka kryer një bastisje në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku ka gjetur dhe konfiskuar armë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Llapushnik, të komunës së Drenasit, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

“Njësiti policor ka realizuar një bastisje në një lokal muzike (live), si dhe veturat në parking dhe gjatë kontrollit në një nga veturat e kontrolluara është gjetur dhe konfiskuar një armë e tipit Beretta kalibri 7.65mm me gjashtë fishekë, arma ishte pronë e të dyshuarit mashkull kosovar”, ka bërë të ditur Policia.

Lidhur me këtë rast, me urdhër të Prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia./Express/