Basketbollisti i ri i Pejës, Maxharraj e kalon me sukses operacionin në gjurin e majtë - Gazeta Express
string(85) "basketbollisti-i-ri-i-pejes-maxharraj-e-kalon-me-sukses-operacionin-ne-gjurin-e-majte"

Sport

Gazeta Express

14/10/2022 19:30

Basketbollisti i ri i Pejës, Maxharraj e kalon me sukses operacionin në gjurin e majtë

Sport

Gazeta Express

14/10/2022 19:30

Basketbollisti i ri, Dardan Maxharraj, e ka kaluar me sukses operacionin në gjurin e majtë.

18-vjeçari, i cili iu bashkua KB Pejës para fillimit të sezonit 2022/23, kishte pësuar lëndim gjatë stërvitjeve – shkruan Gazeta Express.

Për lëndimin e tij ishte njoftuar në shtator, teksa Maxharraj këtë të premte iu nënshtrua operacionit.

Reprezentuesi i të rinjve të Kosovës pritet të rikthehet nga lëndimi pas disa muajsh.

KB Peja njoftoi se Dardan Maxharraj e ka kaluar me sukses operacionin në gjurin e majtë, teksa besojnë se kjo do ta bëjë edhe më të fortë atë.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement