Basketbollistët serbë nuk u lejuan të futen në Kosovë, ky është shpjegimi i Policisë së Kosovës


Gazeta Express
11 Mars 2019 14:31

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për “Express” pas ndaljes së kontingjentit serb që tentonte hyrjen pa leje në Kosovë

Klubi serb i basketbollit, Sloga nga Kraljeva e tentoi hyrjen ilegale në Kosovë, por një gjë e tillë i është mohuar, shkruan Gazeta Express.

Shteti i Kosovës e ka treguar edhe një herë autoritetin e tij duke ia mohuar hyrjen pa marrë leje klubit me basketbollistë të rinj në pikën kufitare të Jarinjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar për Gazetën Express se përse nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë basketbollistët serbë.

“Basketbollistëve iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës pasi që nuk kanë poseduar dokument identifikimi dhe nuk pasur leje nga Federata e Basketbollit”, ka thënë Kelani.

Klubet serbe një kohë futeshin në Kosovë si në bahçe të babës. Mirëpo, ato nuk do ta kenë më këtë privilegj.

Në fakt, muajt e fundit shteti kosovar është duke e treguar autoritetin e tij karshi skuadrave serbe të sporteve të ndryshme, të cilat nuk po i lejon të futen në territorin e tij pasi ato nuk po marrin leje dhe po mundohen të vijnë ilegalisht në vendin tonë.

Një “fat” të tillë e pati fundjavën që shkoi edhe klubi i basketbollit Sloga nga Kraljeva. /Gazeta Express/




Te fundit


Kthehu lart