Bashkojini pëllëmbët dhe mësojeni sa fat keni në dashuri


Gazeta Express
8 Shtator 2019 13:59

Duart mund të tregojnë më shumë për fatin tuaj në dashuri.

Në fakt “pronari” i duarve mund të mos na japë shumë informacione, por duart do t’ju tregojnë detaje interesante.

Lexuesit e dorës gjetën vijën e dashurisë dhe deshifruan opsionet e mundshme të karakterit. Vendosni pëllëmbët së bashku, zgjidheni llojin që e keni dhe shikojeni për vete!

Bright Side ka gjetur disa fakte:

Vijat janë në të njëjtin nivel

Nëse partneri juaj ka vizat e dashurisë në të njëjtin nivel, ju jeni me fat pasi kanë qëllime serioze dhe preferojnë marrëdhëniet e gjata. Ata janë racionalë dhe nuk pëlqejnë kthesa të mprehta në jetë. Janë persona të ndjeshëm me një karakter të butë dhe kujdesen për mendimet e të tjerëve.

Vija e majtë është më e ulët

Ky person preferon një partner të sigurt dhe të urtë. Kush ka këto vija është romantik dhe i pavarur. Ata preferojnë të dëgjojnë mendimin e të tjerëve, por më pas vendosin vetë.

Vija e majtë është më e lartë

Ky person nuk nxiton të ketë një marrëdhënie serioze dhe as nuk e konsideron dashurinë arsyen e lumturisë. Mirëpo, kur vendosin të zgjedhin dikë në jetë, kjo do të thotë se ai person është më i ri ose i një kombësie tjetër. Ata duan të jenë të sigurt përpara se të bëjnë një hap të rëndësishëm.

Te fundit


Kthehu lart