Bashkim Fino nuk pyet për ligjin, shikon çfarë bën korridoreve të Kuvendit


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 12:48

Deputeti i PS-se, Bashkim Fino kapet duke pirë cigare në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, duke shkelur kështu ligjin, pikërisht në institucionin ku është miratuar.

Edhe pse ligji i duhanit e ndalon pirjen në ambiente të mbyllura, Fino është fotografuar nga paparazzi i Panorama duke tymosur puro ne korridoret e Kryesisë.

Ligji i duhanit legjitimisht njohur si Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani është një ligj që synon të ashpërsojë luftën ndaj pirjes së duhanit dhe ka hyrë në fuqi më 26 maj të vitit 2007.

Nenet kryesore të këtij ligji kanë të bëjnë me ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha mjediset publike te mbyllura.

Neni 15 Ndalohet pirja e duhanit në:

a) mjediset e punës; b) institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për pacientët); c) institucionet arsimore; ç) mjetet e transportit publik; d) mjedise tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës; dh) mjedise të tjera publike.

Në mjediset/institucionet e mësipërme nxirret një rregullore e brendshme, ku theksohet ndalimi i pirjes së duhanit në këto mjedise dhe përcaktohet qartë personi, i cili do të jetë përgjegjës për rastet e shkeljes së këtij ndalimi nga çdo person.

Te fundit


Kthehu lart