Bashkëjetesë me modelen e “Playboy”, rrëfehet mbesa e ish-presidentit Nishani, Beniada: Jam e lirë dhe pa turp, dashuria është universale


Gazeta Express
25 Gusht 2019 11:56

Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë me bashkëjetesë, ato vazhdojnë të argëtohen bashkë. Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa tepër e bukur e ish- Presidentit Bujar Nishani.

Featured image of article: Bashkëjetesë me modelen e “Playboy”, rrëfehet mbesa e ish-presidentit Nishani, Beniada: Jam e lirë dhe pa turp, dashuria është universale

Beniada Nishani25 Gusht, 2019 10:46

ITALI- Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e fotografëve big dhe regjisorëve në kinema. Këtë verë, Beniada ka pushuar në Sardenja me mikeshën e saj, Ines Trocchia.

Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë me bashkëjetesë, ato vazhdojnë të argëtohen bashkë. Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa tepër e bukur e ish- Presidentit Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema.

Në fotot me bikini, ajo vjen në pozat sensuale me Ines Trocchia, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “For men apo Maxim”. Por çfarë thotë për miqësinë që ekziston mes dy vajzave vetë Beniada: Pyetjes sesi do ta komentonte miqësinë me supermodelen italiane, Ines Trocchia, ajo përgjigjet: Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku.

Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respekt reciprok. Për faktin se a u ndjenë në siklet që pozuam me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, ajo përgjigjet: Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo.

Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless. Për faktin se është komentuar si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit, lind pyetja a ka ambicie politike dhe si do të jetë e ardhmja e saj? “Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë.

Në moshën e adoleshencës kam qenë vullnetare në kishë dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër. Gjithmonë kam kërkuar për të shkuar në vendet më pak të zhvilluara të botës e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Por ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim, pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe”, pohon ajo.

BENIANA & INES, SI U BASHKUAN
RRUGËT E MODELEVE NË MILANO

Por, cila ishte rastësia që i bëri bashkë Beniadën nga Durrësi dhe Ines nga Napoli? “Na lidhi pasioni për modën dhe puna. Kemi bërë shërbime të ndryshme fotografike dhe sete seksi me veshje intime. Rrugët tona u bashkuan nga eksperiencat tona në fushën e modës.

Unë fillova të punoja si modele që në moshën 16- vjeçare, duke qenë se që fëmijë më tërhiqte bota e modës dhe e fotografisë, ndërkohë që u diplomova në dizajn në Akademinë e Arteve të Bukura në Itali. Në moshën 22-vjeçare u vendosa për të jetuar në Milano, një qytet që e kam dashur gjithmonë, pasi puna atje si modele më ka ndihmuar të udhëtoj e të takoj njerëz të rinj.

Pikërisht në Milano, takova Ines, një modele e suksesshme nga Napoli, e cila ka pozuar për shumë fotografë ndërkombëtarë. Ne bëmë disa punë së bashku siç ishte kalendari i Enrico Ricciardi-t , mjaft i suksesshëm jo vetëm në Itali, por edhe në Miami. Po ashtu, jemi zgjedhur si imazhe për ‘Flo&Co’”, rrëfen Beniada.

Rrefimi 

Pika më e fortë e fizikut tënd? 

Ato që bien në sy tek unë janë këmbët, që mendoj se i kam trashëguar nga babai.

Si aktore e ardhshme, “Sex and the city” është filmi yt i preferuar dhe me cilën nga protagonistet ngjason më shumë?

“Sex and the city” është një nga filmat që unë dua më shumë, sepse në jetën time kam tri mikesha, vajza fantastike, e secila prej tyre përfaqëson përkryer protagonistet. Ky film është shumë më i vërtetë se ajo që ju besoni. Këto femra janë gjeneratat e reja, gra të lira dhe të emancipuara, që flasin për çdo gjë pa turp. Natyraliteti është çelësi për çdo gjë në jetë. Më e afërt me karakterin tim është pa dyshim Carrie, por unë jetoj me një dozë më të lartë të çmendurise se ajo.

Burri i ëndrrave të tua?

Burri i ëndrrave të mia? Me siguri, ai duhet të jetë i arsimuar dhe shumë i këndshëm, pra të dijë të më bëjë të qesh.

Çfarë nuk do të falje në një lidhje dashurie?

Raporti nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtisë. Këto gjëra nuk mund t’i konceptoj. Unë do të doja të kisha një familje me vlerat e së kaluarës. Edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë te pamja, gjë që i pengon të shkojnë përtej asaj që ata e shohin. Kështu që të qenit një grua e bukur, shpesh është një handikap në vetvete.

Aktori më i bukur në botë për sytë e tu?

Aktori më i bukur do të mbetet gjithmonë për mua Brad Pitt . Më tërheqin djemtë flokëverdhë e me sy në ngjyrë të hapur. Por, kurrë mos thuaj kurrë.

Modelja idhull?

Candice Swanepoel është një nga modelet që unë dua dhe e respektoj profesionalisht.

Për ty ekziston dashuria mes të njëjtit seks?

Për mua dashuria është ndjenjë universale dhe nuk jam kundër dy grave që e duan njëra-tjetrën. Në jetën private, secili person është i lirë të bëjë atë që e bën të ndihet mirë.

Marrë nga Panorama Plus

Te fundit


Kthehu lart