Bashkatdhetarët po presin 6 orë në kufirin Serbi-Hungari - Gazeta Express
string(56) "bashkatdhetaret-po-presin-6-ore-ne-kufirin-serbi-hungari"

Gazeta Express

19/01/2020 10:23

Bashkatdhetarët po presin 6 orë në kufirin Serbi-Hungari

Gazeta Express

19/01/2020 10:23

Bashkatdhetarët gjatë udhëtimit prej Kosovës në vendet evropiane ku jetojnë dhe punojnë ende po përballen me pritje të gjata nëpër kufi.

Një mërgimtar ka njoftuar se është nisur nga Kosova për në Austri dhe kjo rrugë po i merr shumë kohë, pasi që vetëm në kufirin Serbi-Hungari janë duke pritur që 6 orë.

Lexo Edhe:

Ai thotë se kolonat dhe pritjet e gjata prej 6 orësh nuk po i arsyeton askush.

“Edhe me autobusa edhe me automjete janë duke pritur. Ende nuk dihen arsyet pse janë duke pritur kaq gjatë. Askush nuk jep ndonjë informatë”, u shpreh bashkatdhetari që ka marr rrugën për Austri./rtv21