Bashiru pas largimit nga FC Prishtina: Kemi kaluar shumë mirë së bashku - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

15/07/2019 22:57

Bashiru pas largimit nga FC Prishtina: Kemi kaluar shumë mirë së bashku

Sport

Gazeta Express

15/07/2019 22:57

FC Prishtina ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se ka ndarë rrugët me mbrojtësin Abdul Bashiru.

Futbollisti nga Gana nuk do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas nga edicioni i ardhshëm.

Lidhur me largimin nga FC Prishtina, Bashiru ka reaguar në rrjetet sociale duke konfirmuar largimin nga skuadra e Mirel Josës.

“Me marrëveshje të dyanshme kam shkëputur kontratën me klubin e Prishtinës dhe tani po shikoj përpara për mundësi tjera”, shkroi fillimisht Bashiru.

Në mes të tjerash, Bashiru ka falënderuar të gjithë në klub, duke thënë se ka kaluar shumë mirë.