Basha 'video-live' nga 'Ura e Selitës', takim me bizneset dhe qytetarët e zonës: Lekët e oligarkëve do t'ua kthejmë qytetarëve - Gazeta Express
string(119) "basha-video-live-nga-ura-e-selites-takim-me-bizneset-dhe-qytetaret-e-zones-leket-e-oligarkeve-do-tua-kthejme-qytetareve"

Basha ‘video-live’ nga ‘Ura e Selitës’, takim me bizneset dhe qytetarët e zonës: Lekët e oligarkëve do t’ua kthejmë qytetarëve

Gazeta Express

26/05/2020 9:37

Kreu i Partisë Demokratike ka vendosur ta nisë ditën me një video-live në facebook, ku këtë herë është zhvendosur në njësinë numër 5, te “Ura e Selitës” për të takuar qytetarët e kësaj zone.

“Është një mëngjes plot me lëvizje, por numri i njerëzve në dyqane është shumë i vogël, dhe numri i atyre që po pijnë kafe është më i vogël se herët e tjera”, thotë Basha.

Ai akuzon qeverinë se i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit, duke vendosur të pasurojë vetëm oligarkët, ndaj Shqipëria është futur në këtë krizë ekonomike.

Gjatë videos-live ka qenë edhe një qytetare që e përshëndet Bashën, duke i thënë “Mirëmëngjes”, dhe kreu i PD ia kthen përshëndetjen.

“Hapi i parë do të jetë që lekët e shqiptarëve të shkojnë te shqiptarët. Lekët e koncesioneve do t’i kthejmë në pagesa direkte për konsumatorët, për njerëzit që kanë humbur vendet e punës”, tha ndër të tjera Basha.


Lexo Edhe: