Basha: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor makinacion i Ramës, fati i tij po përkeqësohet


Gazeta Express
24 Qershor 2019 21:22

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dalë në konferencë për shtyp nga ku ka deklaruar se vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor ishte një makinacion i parapërgatitur prej kohësh nga kryeministri Edi Rama.

Kolegji vendosi për rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta, i cili zhdekretoi 30 qershorin si datë zgjedhjesh, një vendim që sipas Bashës e rrëzon vetëm Gjykata Kushtetuese.

Basha: Asnjë institucion tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të diskutojë dekretin e presidentit. Kërkesa iu drejtua kolegjit nga një parti falso, një proces falso dhe me një vendim të parapërgatitur. Pas parlamentit fasadë, prokurorisë, gjykatave fasadë, sot kemi edhe një kolegj fasadë’

Basha u shpreh se sa më shumë kohë kalon, aq më i rëndë dhe më i keq do të jetë fati i kreut të qeverisë. Lideri i opozitës u shpreh se më 30 qershor kryeministri ka plan për të destabilizuar vendin, por opozita do t’ja dalë të luftojë.

Basha: Rama po shkon drejt votimeve njëpartiake për të vënë në krye të shtetit njerëz të kapur nga krimi. Ai po rreket të krijojë fasadën e zgjedhjeve ilegjitime. Po përpiqet të tregojë se gjithçka është normale, por asgjë nuk është normale. Kjo duket nga retorika vulgare dhe e sforcuar e Ramës që kërkon t’i mpijë dhe  t’i marrë vëmendjen.

E gjithë infrastruktura kriminale është e paprekur, Vangjushët, Gjiknurët, Manjat etj vazhdojnë të jenë aty të paprekur dhe gati.

Sot ka vetëm sundim personal të një njeriut thellësisht të kriminalizuar. Makutëria e ka bërë atë dhe ata që i shërbejnë atij, të besojnë se gjërta do të kalojnë. Gjërat nuk do të kalojnë dhe ata nuk do t’ja hedhin, madje koha do t’i përkeqësojë fatet e tyre. Sa më shumë koha kalon,aq më i keq do të jetë fati i Ramës.

Te fundit


Kthehu lart