Basha uron Erdogan për rizgjedhjen president: Shpresojmë që lidhjet e ngushta me Turqinë të forcohen - Gazeta Express
string(99) "basha-uron-erdogan-per-rizgjedhjen-president-shpresojme-qe-lidhjet-e-ngushta-me-turqine-te-forcohen"

Basha uron Erdogan për rizgjedhjen president: Shpresojmë që lidhjet e ngushta me Turqinë të forcohen

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2023 21:20

Lulzim Basha ka shprehur urimin e tij përmes një postimi në Twitter për presidentin turk Erdogan pas fitores në zgjedhjet presidenciale ditën e sotme.

Basha shkruan se Turqia është një vend i madh mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve dhe se shpreson që bashkëpunimi i fortë mes nesh, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë.

Lexo Edhe:

“Urime Presidentit Rexhep Taip Erdogan që fitoi një mandat të ri në krye të Republikës së Turqisë, një vend i madh mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Gara zgjedhore shumë e fortë dhe pjesëmarrja masive e popullit turk në zgjedhje tregojnë forcën e madhe të njerëzve për të zgjedhur qeverisjen e tyre. Shpresojmë që bashkëpunimi i fortë mes nesh, lidhjet e ngushta dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët të forcohen edhe më shumë”, shkroi ai.

/Gazeta Express