Basha u reagon përsëri KGJK-së e KPK-së: Do të zbatoni ligjet që votohen në Kuvend, pikë! - Gazeta Express
string(86) "basha-u-reagon-perseri-kgjk-se-e-kpk-se-do-te-zbatoni-ligjet-qe-votohen-ne-kuvend-pike"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2022 23:31

Basha u reagon përsëri KGJK-së e KPK-së: Do të zbatoni ligjet që votohen në Kuvend, pikë!

Lajme

Gazeta Express

27/06/2022 23:31

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, u ka reaguar përsëri Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës i kanë reaguar bashkë Bashës sot, i cili krahasoi gjyqtarë dhe prokurorë kosovarë me ata të kohës së lider famëkeq serb, Sllobodan Millosheviqit.

Një shkrim i Bashës më datë 24 qershor, i ka shtyrë KGJK-në dhe KPK-në të dalin me një deklarim të përbashkët, ku e dënojnë gjuhën e deputetit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Këto dy sisteme u kanë kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të respektojnë pavarësinë e tyre.

Mirëpo Basha ka thënë se është e frikshme se si kanë dalë me një reagim të tillë ato dhe i ka quajtur ata “kapadai”

“Deklaratën e këshillit e marr pak me dyshim bile është e frikshme se qysh një këshill del e thotë nuk besojmë në ndryshime ligjore nga Kuvendi i Kosovës, që ka mandat për atë punë bile kemi mendime edhe nga komisioni i Venecias, e këta kapadai dalin e nuk e respektojnë”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Këshilli i zbaton ligjet e Republikës së Kosovës që votohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pikë”, shtoi ai.