Basha thirrje Ramës: Media në vështirësi, qeveria t’i mbështesë gazetarët e operatorët - Gazeta Express
string(83) "basha-thirrje-rames-media-ne-veshtiresi-qeveria-ti-mbeshtese-gazetaret-e-operatoret"

Basha thirrje Ramës: Media në vështirësi, qeveria t’i mbështesë gazetarët e operatorët

Gazeta Express

30/03/2020 19:13

Lideri i opozitës Lulzim Basha i është drejtuar me një thirrje këtë të hënë kryeministrit Rama, duke i kërkuar që të ndihmojë median në këto kohë të vështira të koronavirusit. Në një intervistë për ‘Vizion Plus’ Basha deklaroi se shumë media në Shqipëri po shkojnë drejt falimentit, për shkak se qeveria nuk ka parashikuar asnjë lloj ndihme për to.

“Kam marrë informacion 48 orët e fundit që shumica e medias është detyruar të punojë tani me gjysëm kapaciteti, gjysma e punonjësve te medias janë dërguar ne shtepi pa paga dhe në raste të tjera ata qe mbahen aty mbahen me gjysëm page, në kohë lufte siç është kjo, ne kohë krize siç është kjo. Ua them me siguri qe informacionet që marrim janë që një një pjesë e madhe e mediave kanë shkurtuar përgjysëm personelin apo edhe më shumë dhe kane shkurtuar pagat.

Lexo Edhe:

Problemi qe vjen me këtë është nëse fillojnë dhe mbyllen dritaret informative këtë pasoja do ta vuajnë qytetarët; mungesa e transparencës, mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shume i dëmshëm në kohë krize.  Kjo është ajo që dua të ngre. Nuk ka media që i ka shpëtuar kësaj. Thirrja ime është që media të mos jetë jashtë vemendjes dhe të ketë një mbështetje edhe për  to; në veçanti për punonjësit e medias, për gazetarët, për operatorët“, u shpreh Basha./EXPRESS