Basha: Të nisim punën për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 2021 - Gazeta Express
string(68) "basha-te-nisim-punen-per-kandidatet-per-deputete-ne-zgjedhjet-e-2021"

Basha: Të nisim punën për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 2021

Gazeta Express

07/06/2020 12:09

Këtë të dielë në selinë blu ka patur një sërë lëvizjesh, teksa kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka propozuar kryesisë së PD-së që të nisë procesi i përzgjedhjes dhe seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Basha ka kërkuar nga demokratët që procesi të nisë nga 20 qershori deri më 15 shtator, në mënyrë që PD dhe opozita të kenë listën e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e 2021.

Lexo Edhe:

Procesi do të realizohet sipas afateve të mëposhtme:

1. Brenda datës 15 qershor 2020, Sekretari i Përgjithshëm të propozojë për miratim në Kryesi, udhëzimin përkatës për realizimin e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidatëve.

2. Procesi në nivel Dege për evidentimin/përzgjedhjen të realizohet në periudhën 20 qershor – 31 korrik 2020.

3. Brenda datës 1 gusht 2020 të ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PDSH-së.

4. Procesi i seleksionimit të kandidaturave të realizohet në periudhën 1 gusht  – 30 gusht 2020.

5. Procesi i konsultimit të kandidatëve të realizohet në periudhën 1 shtator – 15 shtator 2020.

Basha ka kërkuar gjithashtu edhe përgatitje dhe konsultime për gjetjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore, pavarësisht se këto të fundit janë të largëta ende në kohë.

Duket se opozita ka nisur të vërë në lëvizje strukturën e saj, në kushtet kur tashmë një dakordësim mbi reformën zgjedhore është arritur./Express