Basha sulmon Ramën: Asnjë fjalë për 2 punëtorët që humbën jetën në Tiranë prej makutërisë mafioze


Gazeta Express
17 Gusht 2019 16:53

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka sulmuar këtë të shtunë kryeministrin e vendit, duke e cilësuar si një ‘artist të mashtrimit’ dhe një person arrogant.

Përmes një statusi në rrjetin social, Basha i referohet ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku si pasojë e rënies së skelave në një pallat në rikonstruktim, humbën jetën dy punëtorë në moshë të re. Basha shkruan se kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë për vdekjen e dy personave të pafajshëm, që e humbën jetën për shkak të makutërisë mafioze në zemër të Tiranës.

“Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës.”-shkruan Basha ne Twitter./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart