Basha: Studentët nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, 100% subvencion për tarifat - Gazeta Express
string(110) "basha-studentet-nga-familje-me-te-ardhura-me-pak-se-640-mije-leke-te-vjetra-ne-muaj-100-subvencion-per-tarifat"

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 10:24

Basha: Studentët nga familje me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj, 100% subvencion për tarifat

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 10:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve në Kombinat, u shpreh se qeveria e re do të ketë një plan konkret e cila do ndihmojë zhvillimin e vendit.

Ndër të tjera në takim me të rinjtë ai bisedoi lidhur me arsimin dhe ndau planin e tij për rininë dhe arsimin e tyre.

Lexo Edhe:

E kemi dëgjuar zërin tuaj. Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj. Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë. Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm. Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj. Keni pasur një qeveri që ju ka luftuar.

Në 25 prill të bëhemi të gjithë bashkë për një qeveri në krahun tuaj dhe ju garantoj që do ta ndieni ndryshimin. Do ta ndieni me tarifat, se të gjithë studentët që vijnë nga familje që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencion tarifave”, u shpreh ai.