Basha: Shumë shpejt do të paraqesim propozimet tona për platformën e qeverisë tranzitore


Gazeta Express
18 Prill 2019 19:14

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar këtë të enjte pas mbledhjes së kryesisë së PD-së se në ditët dhe javët në vijim, opozita do të paraqesë propozimet e saj për mënyrën sesi e koncepton qeverinë tranzitore.

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë, Basha u shpreh se platforma do të diskutohet gjerësisht jo vetëm me partitë aleatë të opozitës, por edhe me grupet e interesit dhe qytetarët.

Basha: Në bashkëpunim me gjithë grupet e interesit qytetarët dhe partitë aleate, ne do të paraqesim propozimet tona për mandatin e qeverinë tranzitore dhe ato do t’i nënshtrohen një diskutimi publik që ato të përfaqësojnë konsensusin më të gjerë shqëror për ta nxjerrë Shqpërinë nga kjo krizë./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart