Basha shpreh ngushëllimet për tërmetin tragjik në Turqi: Lutjet tona janë me familjet e viktimave - Gazeta Express
string(96) "basha-shpreh-ngushellimet-per-termetin-tragjik-ne-turqi-lutjet-tona-jane-me-familjet-e-viktimave"

Gazeta Express

25/01/2020 9:22

Basha shpreh ngushëllimet për tërmetin tragjik në Turqi: Lutjet tona janë me familjet e viktimave

Gazeta Express

25/01/2020 9:22

Mes shumë reagimeve nga figura të ndryshme politike, ka shprehur ngushëllimet për tërmetin tragjik në Turqi dhe kryedemokrati Lulzim Basha. 

Përmes një statusi në ‘Twitter’, ai deklaron se i dëshiron shërim të shpejtë të dëmtuarve dhe thotë se lutjet do të jenë me familjet e viktimave.

Lexo Edhe:

Kujtojmë që deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 21 dhe të plagosurve janë gjetur 1015 persona nën rrënoja.

‘Ngushëllimet e mia të thella për njerëzit e Turqisë dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë të dëmtuarve dhe të qëndrojmë në solidaritet me njerëzit e Turqisë’, shkruan Basha.