Lideri i demokratëve Luzlim Basha ka ripërsëritur thirrjen e tij drejtuar qeverisë, që të shtojë numrin e testimeve për koronavirusin.
Përmes një statusi në rrjetin social, Basha shkruan se sa më pak testime të ketë, aq më gjatë do të zgjasë karantina për Shqipërinë.
” Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar tani, çdo ditë e humbur kushton jetë”, shkruan Basha.