Basha paralajmëron me burg ata që do prishin godinën e teatrit Kombëtar


Gazeta Express
22 Korrik 2019 14:23

Kreu i PD-së, Lulzim Basha reagon në lidhje me projektin e qeverisë për prishjen e godinës së teatrit Kombëtar.

Basha shkruan se ky është projekt grabitqar i Ramës për grabitjen e dhjetëra miliona eurove.

“Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij.

Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”, shkruan Basha.

Te fundit


Kthehu lart