Basha nis aksionin opozitar, mbledhje me të deleguarit në qarqe në orën 18:00


Gazeta Express
3 Shtator 2019 14:28

Kreu i PD, Lulzim Basha do zhvillojë një mbledhje pasditen e sotme me të deleguarit në qarqe.

Mbledhja do mbahet në orën 18:00.

Basha gjithashtu ka thirrur në takim aleatët opozitarë të enjten në orën 13:00 ku do të diskutohet e gjithë agjenda që do ndjekin në sesionin e ri politik.

Basha ka paralajmëruar se në shtator do rikthehen sërish protestat masive, edhe pse ende nuk ka një datë.

Ora raporton se këto takime konsultative mund të çojnë në vendosjen e një date për zhvillimin e protestave.

Gjithashtu PD dhe aleatët do jenë në një takime intensive me qytetarët në të gjithë Shqipërinë kjo edhe për faktin se PD tashmë ka një platformë qeverisjen që do i prezantohet çdo qytetari nga vetë Basha nga takimet që në të gjithë Shqipërinë. Pritet të nisë një tur takimesh.

Takimet vijnë në një periudhë kur Tiranën pritet ta vizitojnë zyrtarët të lartë evropianë por edhe nga SHBA.

Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik do vizitojë Tiranën për të diskutuar mbi zgjidhjen e krizë politike.

Te fundit


Kthehu lart