Basha ngre alarmin: S’ka më tamponë për Covid! Si po manipulohen numrat për infeksionet - Gazeta Express
string(84) "basha-ngre-alarmin-ska-me-tampone-per-covid-si-po-manipulohen-numrat-per-infeksionet"

Gazeta Express

29/10/2020 13:14

Basha ngre alarmin: S’ka më tamponë për Covid! Si po manipulohen numrat për infeksionet

Gazeta Express

29/10/2020 13:14

Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar këtë të enjte se teksa qeveria i jep miliona euro ‘mafias së inceneratorëve’, nëpër spitalet anembanë Shqipërisë, ka një mungesë të theksuar të mjeteve testuese (tamponëve) për Covid.

Në konferencë për gazetarët, Basha dha deklaratën e një mjeku në Durrës, i cili thoshte se në qytet ka kishte në dispozicion 15 tamponë pardje ndërsa sot rreth 23 të tilla.

Lexo Edhe:

“Ka mungesë tamponësh të theksuar. Dje kishim nevojë për 60 tamponë, kemi patur në dispozicion 15 tamponë. Ne sot duhet të kemi në dispozicion mbi 100 tamponë, por kemi rreth 23 tamponë.”-deklaronte mjeku në video.

Basha: Kur dikush ka simptoma dhe duhet të bëjë testin i duhet të presë 3-6 ditë për të bërë testin dhe 4-5 ditë të marrë përgjigjen, ky është realitetit në Tiranë, me keq në rrethe. Në këtë mënyrë numri i të infektuarve mbahet i ulët, por edhe rastet në Shqipëri mbahen të fshehta, sepse Rama ka humbur kontrollin e situatës sa i përket menaxhimit të pandemisë. numri i lartë ka si shkak mos marrjen e masave deduktuese dhe parandaluese, gënjehet kur thuhet e kundërta, fshihen pas sakrificës së mjekëve, me tendera sekret. Kur nuk teston natyrisht nuk zbulon dhe nuk ndërpret zinxhirin e transmetimit.  565 mijë euro i janë paguar mafies së plehrave këtë javë, me këto lekë mund të ishin bërë 14 mijë tamponime, me këto para.

Basha tha se ka dijeni për qytetarë që kanë humbur jetën dhe nuk janë raportuar zyrtarisht si viktima.

“Unë jam në dijeni të rasteve, që kanë humbur jetën për shkak të koronavirus dhe nuk janë raportuar. Personat presin deri në 6 ditë për të bërë testin, dhe 2 deri në 4 ditë për të marrë përgjigjen. Numri i lartë i infeksioneve ndodh për shkak të mos marrjes së masave gjurmimit dhe testimit”-tha kryetari i PD-së.

Më tutje kreu i PD-së publikoi shifrat sesa testime kryen Shqipëria në raport me vendet e rajoni.

Basha deklaroi se edhe me vaksinat për gripin sezonal, situata është e njëjtë si me tamponët.

“Sa prej jush e keni bërë vaksinën e gripit sezonal? Nuk ka! Rama e Manastirliu flasin për vaksina. Ku janë për grupet vulnerabël! Në kulmin e pandemisë Rama vazhdon të çojë partë tek mafia e plehrave!”-tha Basha.