Basha në Partizan? Kështu reagon mesfushori i Kombëtares shqiptare


load
Gazeta Express
24 Maj 2019 18:19

Basha ka thënë se as nuk është duke e menduar kalimin te Partizani.

Ditëve të fundit ka qarkulluar një foto e Migjen Bashës që ka rritur spekulimet për një kalim të mundshëm nga Arisi te Partizani.

Por, në konferencë për media para ndeshjeve të Shqipërisë me Islandën dhe Moldavinë, Basha ka mohuar gjithçka.]

Ai thotë se është i lumtur te Arisi, me të cilin klub ka edhe një vite kontratë.

Kontakte me Partizanin? Së pari zërat e merkatos kush i ka thënë. Ishte vetëm një foto që u bë e madhe dhe doli që Basha është për te Partizani. Kam edhe një vit kontratë me Arisin. Nuk është e vërtetë. Çdo lojtar do të shkojë në Champions. Kam kontratë dhe asgjë të vërtetë. Si ta them që unë kam dëshirë kur kam edhe një vit kontratë. Mund të jap një përgjigje që mund të hapë probleme. Ishte rastësi, një foto. Nuk ka asgjë të vërtetë”, tha Basha. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart