Basha mesazh të hapur faktorit ndërkombëtar


Gazeta Express
16 Mars 2019 14:47

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij në mbyllje të protestës së sotme të opozitës.

Basha u shpreh se dhuna që është ushtruar ndaj qytetarëve do të ketë përgjegjësit e saj që do të dalin para ligjit.

Sipas Bashës kjo e sotmja ishte protesta më e madhe që Tirana ka parë në historinë e saj.

 “E sotmja hyri në histori si dita e zgjimit kombëtar. Si dita e bashkimit më të madh që bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe Tirana kanë njohur në historinë e saj dhe për këtë çdo shqiptar sot, çdo brez që vjen ju ka një borxh.

Misionarëve të demokracisë, misionarëve të Shqipërisë si gjithë Europa. Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Ramës dhe klikës së tij përshkallëzoi dhunën e paprovokuar të qytetarëve për ti shpërndarë e për ti larguar nga protesta. Por përgjigjen e mori nga populli”, tha ai.

Ai pati edhe një mesazh ndaj ndërkombëtarëve duke u shprehur se nuk ka stabilitet pa demokraci.

“U jap sot mesazh të qartë miqve tanë perëndimor, “nuk ka stabilitet pa demokraci”. Dëgjojini më pak të inkriminuarit, ftesa ime është mos e dëgjoni autokratin e korruptuar Edi Rama, dëgjoni zërin e njerëzve, të shqiptarëve.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart