Basha: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje, jemi të vendosur të mbrojmë demokracinë


Gazeta Express
25 Qershor 2019 11:30

Pas takimit me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses Ones, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se nuk komenton asnjëherë takimet nuk i komenton, por foli për procesin zgjedhor më 30 qershor.

Basha u shpreh se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, kjo edhe sepse me dekret të Presidentit nuk ka një proces legjitim.

“Nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut. Proces zgjedhor pa opozitën, nuk ka dhe nuk do të ketë. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen.

Kemi dekretin e Presidentit që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Këto janë aktivietet të paligjshme.

PD dhe opozita do jenë në mbrojtje të demokracisë. Më 30 qershor nis fundi i regjimit kriminal të Edi Ramës.

Rama do krijojë një proces fals, ndërsa aleanca e qytetarëve është në këmbë për të mbrojtur demokracinë”, tha Basha./Express

Te fundit


Kthehu lart