Basha mbyll protestën: “Minjtë” e parë po ikin nga anija që mbytet! Sot Rama dështoi dy herë


Gazeta Express
8 Qershor 2019 21:28

Lideri i opozitës Lulzim Basha e ka përmbyllur protestën e opozitës përmes një fjalimi në selinë blu.

Basha deklaroi se se beteja do të shkojë deri në fund, ndërsa këtë të shtunë Rama dhe qeveria dështuan sipas tij që të provokojnë protestuesit dhe të mbajnë zgjedhje moniste në 30 qershor. Basha u shpreh se tashmë opozita dhe qytetarët do të qëndrojnë edhe më të bashkuar, derisa Rama të largohet dhe t’i hapet rruga një qeverie tranzitore.

Basha: Orët e Tiranisë po marrin fudn, ora e lirisë së re e demokracisë së vërtetë po troket. Nuk ka forcë ta ndalë sepse forca më e pandalshme jeni ju. Ndaj ju shpreh sot mirënjohjen më të thellë, që fjalët nuk e përkufizojnë dot, për këtë pjesëmarrje gjigande, të paparë, të padëgjuar. Shenjë e qartë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Zëri i sovranit nuk mund të injorohet!

Është zëri i bashkuar i çdo shqiptari që lufton për fëmijët e tij, për familjen, atdheun dhe vlera e dinjitetin personal. Kjo i ka bashkuar shqiptarët në betejën më qytetare e evropiane që ka njohur vendi ynë. Kjo është forca jonë, pjesëmarrja, bashkimi, qëndrueshmëria, kjo është forca jonë. Forca juaj është e pandalshme. Rama ik!

Është forca juaj që zgjoi vetëdijen e prekur e të strukur, nga terrori, varfëria, propaganda nga regjimi kriminal i Ramës. Është zëri juaj që kumboi nga Berlini, në Londër e SHBA.

Forca jonë, forca juaj sa vjen e shtohet. Siç shtohen rradhët e protestave tona, siç bëhet më i madh bashkimi ynë, bashkimi i shumicës morale, politike dhe njerëzore që është kjo lëvizje për liri. Rama ik!

Protestuesit brohorasin Rama ik

Kulari nuk do të jetë më në qafë të shqiptarëve, do ta tërheqim me duart tona, derisa ta rrëzojmë tiraninë dhe ti japim lirinë vendit. E sotmja është një mbrëmje e rëndësishme në betejën tonë që vazhdon e do të vazhdojë deri në largimin e Ramës, deri në një qeveeri tranzitore e në zgjedhje të lira e të ndershme!

E njoh dhe e di dhimbjen tuaj. E kam prekur përditë. E di zemërimin tuaj të ligjshëm dhe do të jem në krahë tuaj. Dua t’ju kërkoj sonte, mirëkuptimin tuaj që kjo natë e bekuar e lëvizjes sonë të mbesë me mesazhin se shumica jemi ne, jeni ju, se ne nuk do të hedhim asnjë hap pas deri në realizimin e objektivit tonë, ne duam vlera dhe standarde evropiane! Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri evropiane.

Gazin që hodhën mbi qytetarët paqësorë dhe përpjekja për ta shndërruar natën në një ditë dhune me qëllim që të heqin vëmendjen e përgjimeve të dala në shesh.

Kjo përpjekje dështon sot me turp, siç dështon me turp përpjekja në zgjedhje moniste e kriminale.

Orët dhe ditët e ardhshme do duhet të na gjejnë më të fotë se kurrë, për ta çuar këtë betejë drejt fitores totale.

Te fundit


Kthehu lart