Basha mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve për axhendën e protestave


Gazeta Express
21 Prill 2019 23:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që ditën e nesërme, ora 11:00, të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve.

Sipas asaj që raporton A2 CNN, në këtë mbledhje pritet të përcaktohet axhenda e protestave të opozitës.

Ndërsa përflitet se 11 maji është data më e mundshme për protestën e radhës kombëtare të opozitës.

Partia Demokratike do të diskutojë edhe me aleatët e tjerë në opozitës dhe të martën pritet edhe siglimi i marrëveshjes mes tyre.

Te fundit


Kthehu lart