Basha i përmend të gjithë me emra: Këta janë kryebashkiakët e PS-së të lidhur me krimin


Gazeta Express
14 Gusht 2019 13:53

Nën jë dalje për mediat nga selia blu, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Kryeministri Edi Rama e shiti kandidatin socialist Valdin Pjetri, menjëherë pasi PD zbuloi dokumente ku ai pranonte fajësinë për trafik droge.

Basha tha se i pari i padenjë për qytetin e Shkodrës dhe gjithë Shqipërinë është vetë Rama.

“Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama, duke ditur shumë mirë kush ishte ai. Për Valdrinin, Rama hyri në Shkodër me forca speciale, ishte i gatshëm ta çonte Shkodrën në përplasje civile. Atij i duhej pikërisht ai në Shkodër, si kryetar Bashkie dhe si kryetar politik i grupit të Rilindjes në Shkodër”, tha Basha.

Kreu i PD shtoi se rasti i tij nuk është i shkëputur dhe renditi disa socialistë në pushtetin lokal që sipas kanë probleme me drejtësinë.

“Sot një pjesë e mirë e krye bashkiakëve janë me të kaluar kriminale, ose me lidhje kriminale. Pjerin Ndreu në Lezhë, i nxjerrë nga lista e zezë e Ambasadës Amerikane për përfshirje në rrjetet e trafikut të drogës, i përjashtuar nga qeveria e Fatos Nano, u rikthye deputet nga Edi Rama, u kap në dosjen 184.

Valbona Sako në Durrës është e përfshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim me krimin, është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj.

Artur Bushi në Krujë është i dënuar për trafik droge dhe nuk duhet të ishte Kryebashkiak në Krujë.

Agim Kajmaku në Vorë, një person me të paktën dy identitete, i përfshirë në aktivitete të paligjshme në Greqi.

Dionis Ymeraj, i përfshirë në vjedhjen e votave në Dibër.

Rakip Suli duhet të ishte përjashtuar dhe ndjekur penalisht për konflikt interesi, ku si deputet përfitonte miliona euro me qira e kontrata.

Tërmet Peçi i arrestuar e ndjekur penalisht nga Prokuroria për trafik droge

Në krye të pushtetit lokal Edi Rama po mundohet të vendosë përfaqësuesit e krimit dhe pakicës në Shqipëri”, shtoi Basha.

Te fundit


Kthehu lart