Koronavirusi arrin edhe në Kroaci e Austri - Gazeta Express
string(42) "koronavirusi-arrin-edhe-ne-kroaci-e-austri"

Gazeta Express

25/02/2020 13:59

Koronavirusi arrin edhe në Kroaci e Austri

Gazeta Express

25/02/2020 13:59

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka konfirmuar se në vendin e tij është regjistruar rasti i parë i personit të infektuar me koronavirus. Pacienti tashmë ndodhet në karantinë në një spital të Zagrebit. Edhe në Austri janë raportuar dy rastet e para.

“Pacienti është në Klinikën e Zagrebit për Sëmundje Ngjitëse. Është person në moshë më të re dhe ka simptoma më të buta. Ai ndodhet në izolim dhe gjendja tash për tash është e mirë”, tha kryeministri Plenkoviq në një konferencë për shtyp.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, tha se pacienti kishte qëndruar në Milano të Italisë nga data 19 deri më 21 shkurt, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Në Austri, dy rastet e para u konfirmuan në provincën perëndimore të Tirolit, në kufi me Italinë. Ende nuk dihet saktësisht burimi i infektimit, por rastet mund të kenë lidhje me Italinë për shkak të afërsisë gjeografike me rajonin e Lombardisë, ku janë shënuar shumica e rasteve e personave të infektuar.